Kryetari i trupit gjykues ndaj të akuzuarve të Lëvizjes Vetëvendosje për terrorizëm, Beqir Kalludra, gjatë seancës së sotme, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të largoj nga seanca aktivistin Frashër Krasniqi, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej pytjeve të gjykatësit.
Krasniqi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gjyqtarit nëse e pranon fajësinë apo jo duke kërkuar të sqaroj më tepër rreth padrejtësisë në rastin e tij.
Kur Policia është ngritur për ta larguar Krasniqin nga seanca, avokati mbrojtës i këtij të fundit ndërhyri duke kërkuar që të akuzuarit t’i jepej e drejta e fjalës, së paku një minut.
Pas kësaj, gjyqtari pajtohet dhe i jep Krasniqit të drejtën që të flasë shkurt.
Krasniqi, dhe të tjerët akuzohen për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. /gazetametro.net