Loading…

Momenti kur iPhone 7 eksplodon në duart e përdoruesit (Video)

  • 14/01/2017 | 08:01

Momenti kur iPhone 7 eksplodon në duart e përdoruesit (Video)

Kamerat e sigurisë, të instaluara në një punëtori të telefonave të mençur, kanë kapur momentin kur një ndër modelet më të reja të prodhuesit amerikan Apple, iPhone 7, shpërthen papritmas në duart e personit që mesa duket po tentonte ta rregullonte, transmeton gazetametro.net


Incidenti përkujton skandalin që i ndodhi kompanisë Samsung, ku modeli Galaxy Note 7 dështoi në treg, pasi eksplodonte papritmas duke rrezikuar përdoruesit, gjë që detyroi kompaninë ta tërhiqte nga tregu.

Në videoxhirimin e mëposhtëm shihet se si i riu që po servisonte telefonin u tmerrua nga shpërthimi i papritur, por fatmirësisht nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë. Sipas të gjitha gjasave, shpërthimet e këtyre llojeve ndodhin si pasojë e dështimit në funksionim të baterive. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë