Ramush Haradinaj u lirua me kusht të enjten nga Gjykata franceze. Ai do të qëndrojë në Francë dhe do të paraqitet nga dy herë në javë në polici, derisa gjykata të marrë vendim lidhur me kërkesën për ekstradim të tij në Serbi.
Haradinaj është filmuar nga indeksonline, gjatë daljes nga Gjykata, ku shihet të jetë mjaftë i relaksuar.
Ai i shoqëruar nga avokati i tij Arianit Koci, përshëndetet me shqiptarët që po prisnin ta takonin pas lirimit.
“Mendojshit iu se kjo dhemb” ishte një nga batutat e Ramushit pas lirimit derisa pritej nga shokët e tij.