Është publikuar video e momentit kur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është nxjerr nga qendra e paraburgimit për t’u dërguar në Gjykatën e Colmar në Francë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është liruar sot nga ndalimi policor.
Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Kreu i AAK-së ishte ndaluar një javë më parë në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004, për siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”./Gazetametro.net