Loading…

Momenti kur drenicakët ‘ia ndalin rrugën’ Pacollit në Prekaz, i kërkojnë ta bëjë këtë gjë

  • 08/03/2018 | 23:40

Momenti kur drenicakët ‘ia ndalin rrugën’ Pacollit në Prekaz, i kërkojnë ta bëjë këtë gjë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, Behgjet Pacolli, ishin të pranishëm mbrëmë në varrezat e Jasharëve në Prekaz, me rastin e Manifestimit të Epopesë së UÇK-së.


Pas përfundimit të “Natës së Zjarreve”, derisa zyrtarët e lartë të shtetit futeshin në vetura, për një çast Pacollit ‘ia zunë’ rrugën disa drenicas.

Këta të fundit i kërkuan numrit dy të ekzekutivit që ta bëjë të mundshëm përshpejtimin e votimit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Indeksonline.

“Votojeni demarkacionin o baci Behgjet… Votojeni se na keni marrë në qaf, marum…”, ishin disa prej kërkesave të tyre.

Ndryshe, Pacolli para disa ditësh ka deklaruar se këtë javë pritet të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi.

“Ratifikimi është çështje ditësh. Lista Serbe nuk ka vënë ndonjë kusht në këmbim të votës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ishte shprehur ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë