Loading…

Momenti kur banditi tenton të plaçkitë një 16 vjeçar, ra në kampionin të botës në Jiu Jitsu

  • 17/09/2021 | 15:31

Momenti kur banditi tenton të plaçkitë një 16 vjeçar, ra në kampionin të botës në Jiu Jitsu

Studenti Alex Williams ishte në pushim të drekës në rrugë kur ju afrua një person i panjohur që e kërcënoi se do ta rrihte dhe therte. Zgjodhi të riun e gabuar të kacafytej ky bandit. Williams është kampion bote në Jiu Jitsu braziliane në grup moshën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Në rrugën kryesore të Guisborough në North Yorkshire në Angli personi i panjohur zgjodhi të ngacmoj një të ri që po hante drekën në pushim.

Në xhirim shihet si personi i afrohet dhe jo shumë kohë pas nis përleshja dhe banditi shpejt përfundon në tokë i përplasur.

Në fillimit të xhirimit shihet si sulmuesi është agresiv dhe bërtet “do ta ndrydh kokën” dhe “do të therë në fund të rrugice”. Këtu kampionit ju ndez instinkti i mbrojtjes dhe e përplasi për tokë me një lëvizje.

16 vjeçari në fund të konfrontimit Alex e vërejti se po i rridhte gjak në qafë pasi personi e kishte kafshuar dhe i kishte këputur një copë nga veshi.

Adoleshenti anglez e rrëzoi me një lëvizje të njohur në Jiu Jitsu dhe arriti të nënshtroj burrin pastaj.

Në konfrontimin prej 30 sekondash shihet si sulmuesi provon për të dytën herë të kacafytet me të por Alex e zmbraps pa e goditur me shkathtësi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë