Loading…

Momenti ku filloi gjithçka: Nënshkrimi i demarkacionit më 2015 në Vjenë

  • 24/02/2018 | 19:41

Momenti ku filloi gjithçka: Nënshkrimi i demarkacionit më 2015 në Vjenë

Ishte data 26 gusht e vitit 2015, kur mendohej se Kosova dhe Mali i Zi kishin përmbyllur procesin e demarkimit përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në Vjenë. Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror e patën nënshkruar, për palën kosovare, ministri i Jashtëm, që atë kohë ishte Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, që atë kohë ishte Skender Hyseni.

Për palën malazeze, nënshkrimin e kishin vënë ish-ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ish-ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Atë kohë ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit pati thënë se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Por nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje pati ngritur shumë reagime në Kosovë – reagime që zgjatën pothuajse plot tri vjet.

Tek sot më 24 shkurt është arritur koncensus ndërmjet liderëve të partive politike në Kosovë që kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet këtë të mërkurë, kur vendin pritet ta vizitojë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës mendohet të jetë edhe një nga kushtet kryesore për lëvizjen e lirë të kosovarëve në Zonën Shengen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë