Loading…

Momenti i përplasjes pas ndeshjes mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Bjellorusisë

  • 18/11/2020 | 19:20

Momenti i përplasjes pas ndeshjes mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Bjellorusisë

Pas fitores së Shqipërisë me rezultatin 3-2 ndaj Bjellorusisë në stadiumin “AIR Albania”, pati tension pas mbylljes së ndeshjes.

Lojtarët e kombëtares: Rey Manaj, Lindon Selahi, Berat Gjimshiti dhe Albi Doka u përfshinë në përplasje fizike me futbollistët e kombëtares bjelloruse.

Pas fillimit të përplasjes, u bashkangjiten edhe lojtarë të tjerë nga të dyja ekipet.

U desh ndërhyrja e gjyqtarëve dhe stafeve të dyja ekipeve që kjo mini-përplasje të përfundonte.


Manaj dhe Gjimshiti u ndëshkuan me karton të verdhë nga Shqipëria, ndërsa Denis Laptev dhe Dmitri Antilevski te Bjellorusia.

Shqipëria me këtë fitore siguroi pozitën e parë me 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia.

Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në Ligën B, ku përfitimet janë më të mëdha, por edhe kundërshtarët edhe më të fortë. Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë