Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër. Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.
“Katër persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Gjurkaj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe për rastin kanë nisur hetimet.