Partia Demokratike e Kosovës, ka rritur interesimin e opinionit publik pas thirrjes së mbledhjes urgjente të Kryesisë, që vjen pas procedimit në Kuvend të mocionit të votëbesimit për qeverinë nga ana e tri partive opozitare, VV-AAK-Nisma.
E gjithë vëmendja e medias në vend është përqëndruar te selia e PDK’së në sheshin Nëna Terezë, pasi kjo parti ka thirrur mbledhje urgjente të Kryesisë, ku do të diskutohet mocioni i votëbesimit të qeverisë, dhe mundësitë e shkuarjes në zgjedhje të parakohëshme, shkruan gazetametro.net.
Edhe pse kjo mbledhje është thirrur për në ora 12:00, ajo nuk ka filluar ende.
Mbledhja e kryesisë së PDK’së, po mbahet para asaj të Kryesisë së Kuvendit, që është thirrur në ora 14:00, e ku pritet të caktohet seanca e votimit të mocionit të opozitës.
Këtë mocion përveç deputetëve të opozitës e kanë nënshkruar edhe një pjesë e deputetëve të koalicionit qeverisës, PDK dhe minoritetet, duke ja bërë të mundur opozitës procedimin e këtij mocioni në Kuvend. /gazetametro.net