Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Donald Trumpit si president kemi parë shumë gjëra interesante.
Padyshim, njëra prej tyre ishte ajo me ish-presidentin George W. Bush, i cili përdori një mbulesë të madhe plastike për tu mbrojtur nga shiu.
Por, atij nuk iu përshtat siç ai donte mbulesa, dhe përfundimisht vendosi ta largonte, pas tentimeve të shumta që dukeshin vërtetë qesharake, ashtu siç shihet në fotografitë e mëposhtme.
Fillimisht, ish-presidenti George W. Bush tentoi ta vendoste qesen mbi kokë për tu mbrojtur nga shiu.
Por, diçka nuk shkonte si duhet pasi mbulesa nuk funksiononte.
Kështu si e vendosi, masa plastike mund t’ia ndalte frymëmarrjen.
Nuk mund të merrte frymë, nuk mund ta përcillte ceremoninë. Gjërat po shkonin pak a shumë njejtë, ashtu siç i shkuan gjatë kohës sa ishte president.
Derisa ish-zëvendësi i tij, Dick Cheney e shikonte nga prapa dhe nuk i ndihmonte, Bush vendosi ta largonte krejt mbulesën.
Pasi e vërejti që fotografët po e përcillnin, ai buzëqeshi i lehtësuar, edhe pse dukej goxha nervoz. /gazetametro.net