Tifozët ‘Kuq e Zi’, kanë refuzuar që të përshëndeten me lojtarët e kombëtares të Shqipërisë në përfundim të ndeshjes pas barazimit 1-1 me Islandën, shkruan Gazeta Metro.
Në media janë publikuar pamjet kur tifozët refuzojnë lojtarët e kombëtares në përfundim të ndeshjes pas barazimit 1-1 me Islandën.
Tifozët refuzuan dhe fanellat e dhëna nga lojtarët.
As Berisha as Hysaj që u afruan për të folur nuk arritën të zbusin situatën.
Kujtojmë që Shqipëria sot ka barazuar me Islandën me rezultat 1-1. Shqipëria e përfundoi raundin e kualifikimeve në Ligën e Kombeve në vendin e 3’të në ligën B, me vetëm 2 pikë, në katër ndeshje. /gazetametro.net