Loading…

Molliqaj: VV s’ka shpëtim, Kurti sonte konfirmoi ato që i thashë

  • 25/01/2018 | 22:44

Molliqaj: VV s’ka shpëtim, Kurti sonte konfirmoi ato që i thashë

Deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se Albn Kurti në debatin e sotëm publik, i pranoi të gjitha ato të cilat Molliqaj i kishte thënë mbrëmë.


Molliqaj gjatë debatit mbrëmë ka thënë se Kurti e ka akuzuar që ka bashkëpunim me ata që po tentojnë ta eleminojnë Kurtin. Ndër emrat që po tentojnë eleminimin e tij, sipas Molliqajt, Kurti e ka përmendur edhe publicistin Baton Haxhiu dhe UDBA-n, ish-shërbimin sekret jugosllav, emra të cilët  I përmendi edhe sonte  vetë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

“Nëse dje ka pas shansa 2 për qind me u merr vesh, sot është 1 për qind. Në njëfar forme e pranoj koalicionin me PDK-në, pranoj frikën nga Stanishiqi… Tha për herë të parë tha se njerëzit janë ndikuar nga një drejtor i një televizioni që ka lidhje me Stanishiqi. Çka bën ai kur nesër është në pushtet, kur një ministër i tij, ose një udhëheqës i një ndërmarrjes publike….”, ka thënë Molliqaj në tv Dukagjini.

Ndryshe, Albin Kurti ishte në një intervistë në Jeta në Kosovë, ku i komentoi deklaratat e Molliqajt, të bëra mbrëmë shkruan Gazeta Metro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë