Loading…

Molliqaj: VV e LDK kanë vullnet, por s’kanë guxim ta ndalin Thaçin

  • 01/10/2018 | 21:59

Molliqaj: VV e LDK kanë vullnet, por s’kanë guxim ta ndalin Thaçin

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se protestën e së shtunës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e sheh si shprehje të vullnetit të tyre politik.


Ai ka thënë se nuk ka marrë pjesë në këtë protestë, që ka kundërshtuar prekjen e kufirit shtetëror, pasi që mospjesëmarrja ka qenë qëndrim i partisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di, dua të flasë në veten e parë, por e kam shumë të vështirë ta ndajë angazhimin politik prej partisë. Ajo që unë kam ndërtuar këto vjet është që duhet të sillesh në përputhje me vendimet e strukturave dhe nëse një ditë nuk pajtohesh mund të shkëputesh, siç kemi vepruar”.

“Pse si PSD, s’kemi marrë pjesë, përgjigjen e ka dhënë nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi që ka thënë: PSD është një grup i njerëzve që shihen si tradhtar dhe pjesëmarrja e tyre në protestë do ta zvogëlonte numrin e protestuesve”.

Sipas asaj që Molliqaj ka thënë në Zona B, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as LDK, nuk e kanë prioritet që ta ndalin presidentin Hashim Thaçi dhe idenë e tij për korrigjim të kufirit.

“Kështu nuk është prioritet për ta ndalja e Thaçit. Kjo më duket edhe e pakuptimtë dhe padobishme për kauzën. Arsyeja tjetër është që unë si e shoh edhe Vetëvendosje  edhe LDK kanë vullnet për të rrëzuar qeverinë, ta ndalin Thaçin, por kanë dy probleme, janë pa strategji. Gjithnjë më shpesh do ta shohim një Vetëvendosje ekskluzive dhe një LDK arrogante. Por asnjëra s’e kanë guximin që të përballen me qeverinë aktuale. Këtë e flas nga përvoja ime me të dy palët. Përveç dijes në politikë duhet edhe guxim. Mendoj që s’e kanë guximin që të ballafaqohen”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë