Loading…

Molliqaj: Votues nga LDK e AKR po na bashkohen

  • 30/05/2017 | 20:58

Molliqaj: Votues nga LDK e AKR po na bashkohen

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për deputet nga kjo parti ka thënë se beteja në këto zgjedhje është në mes tyre dhe PDK-AAK.


Madje, Molliqaj ka thënë se kjo vërtetohet duke përmendur se votuesit e LDK’së dhe AKR’së shkojnë në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan gazetametro.net

Gjeni publikimin e Molliqajt pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë, aktivistë dhe simpatizues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

nesër hapet zyrtarisht fushata zgjedhore.

Organizata vendore dhe ndërkombëtare tashmë kanë konstatuar se beteja kësaj here do të zhvillohet në mes të Lëvizjes sonë dhe koalicionit të krimit PDK-AAK.

Këtë po e vërejmë edhe nëpër tubime e takime çdo ditë në terren, ku mijëra votues të LDK-së dhe AKR-së po na bashkohen për shkak se e kanë kuptuar që vetëm ne jemi subjekti i cili e ka shansin për t’i mposhtur ata që e shkatërruan shtetin tonë.

Ju ftoj të gjithë juve që në këto 12 ditët e ardhshme të angazhoheni me tërë kapacitetet tuaja në mënyrë që fitorja jonë të jetë sa më e madhe.

Shihemi ditëve të ardhshme në aktivitetet tona gjithandej Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë