Loading…

Molliqaj thotë se e di arsyen përse LVV doli kundër faljes së gjobave ndaj bizneseve

  • 31/05/2021 | 19:56

Molliqaj thotë se e di arsyen përse LVV doli kundër faljes së gjobave ndaj bizneseve

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka reaguar  ndaj ushtrueses së detyrës së shefes të grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusarit, pasi tha se falja e gjobave ndaj qytetarëve në pandemi do i dekurajonte ata në zbatimin e ligjit, shkruan Gazeta Metro.


Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur Mimoza Kusarin, se si do arsyetohet fakti se ishin të njëjtit ata që votuan dhe paguan 11 milion euro serbëve në veri për rrymën e shpenzuar.

Ai shtoi se i tërë ky kundërshtim po bëhet për faktin se PSD ndërmorri iniciativë për peticion që kërkon falje e gjobave që janë shqiptuar ndaj qytetarëve gjatë pandemisë.

“Falja e gjobave për bizneset dhe qytetarët është bërë përmes një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon tash faljen e gjobave, nëse përcaktohet me një normë ligjore, pastaj vendosja e gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë. Ata që kanë aplikuar të gjitha normat po bien viktimë, e ata që kanë shkelur ligjin po falen me kërkesa përmes interpelancave”, ka deklaruar ajo.

Ky është shkrimi i plotë:

”Shefja e deputetëve të VV-së paska dalë kundër faljes së gjobave të pandemisë ndaj qytetarëve. Qenkan ”arsyetuar” se falja e gjobave do t’i dekurajonte qytetarët që respektuan ligjet.

Nëse qeveria e VV nuk do të dëshironte që t’i dekurajoj qytetarët që respektojnë ligjet, si e arsyetojnë faktin që ishin po të njëjtit që para pak ditësh votuan dhe ua paguan 11 milion euro serbëve në veri për rrymën e pa paguar?

Ky kundërshtim i faljes së gjobave të pandemisë nga VV është banal dhe vjen vetëm e vetëm për faktin që është PSD-ja ajo që ndërmorri iniciativën për peticion, iniciativë kjo që po mbështetet çdo ditë nga mijëra qytetarë.

Hipokritët në qeveri duhet t’i ndalin qasjet e tyre selektive. Gjobat e pandemisë janë të padrejta, sepse janë pikërisht qeveritarët ata që i kanë shkelur masat, anipse i kanë përpiluar vetë ato.

Peticioni vazhdon, deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët.”/gazetametro.net

Nushi i PSD’së kritikon Kusarin që u pagoi rrymën serbëve të veriut, por nuk iu falën gjobat bizneseve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë