Loading…

Molliqaj: S’kemi thënë asnjëherë që nuk bëjmë koalicion me PDK’në

  • 07/06/2017 | 22:09

Molliqaj: S’kemi thënë asnjëherë që nuk bëjmë koalicion me PDK’në

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka thënë se nuk do të bënte një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.


Duke folur për mundësinë e koalicioneve pas përfundimit të zgjedhjeve, Molliqaj ka thënë se megjithatë Vetëvendosje preferon një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nëse ne do të fitojmë, sigurisht se nuk do ti fitojmë 51 për qind, do të dëshironim ti kishim 51 për qind, ne do të jemi shumë lartë, por jo 51. atëherë janë dy mundësi PDK-AAK-NISMA LDK-AKR-Alternativa. Ne besojmë që PDK duhet të paktën për një mandat të shkojë në opozitë. Asnjë herë nuk kemi thënë kurrë me PDK-në, por po themi që duhet një mandat të jetë në opozitë. Pastaj le të shohim”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, koalicioni me LDK-në është një zgjidhje e imponuar në rrethanat aktuale.

“Mbetet objektivisht e pashmangshme LDK-ja por pa Isa Mustafën ashtu siç kemi thënë, për shkak se ka bërë dëme shumë të mëdha prej braktisjes së VLAN-it e deri te “Zajednica”, Demarkacioni, e pjesët e tjera të qeverisjes të cilat ne nuk mund ti anashkalojmë. Dhe për këtë arsye kjo është zgjidhja të cilën ne e shohim e cila nganjëherë është edhe zgjidhje e imponuar sepse s’ka tjetër”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin.

“Por, po nëse më pyet a dëshiron PDK-AAK-NISMA apo LDK-AKR-Alternativa, kur unë jam subjekti i parë i cili ndërtoj qeverinë, sigurisht që kjo është zgjidhja më e mirë në krahasim me tjetrin”, ka thënë Molliqaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë