Loading…

Molliqaj show si Kurti: e harron shtrenjtimin e energjisë, bon filma për veti

  • 01/02/2022 | 20:07

Molliqaj show si Kurti: e harron shtrenjtimin e energjisë, bon filma për veti

Vetura dhe zyrtarët të Policisë së Kosovës kanë shkuar tek studiot e T7, ku pas pak Molliqaj pritet të mbajë intervistë në emisionin ‘Pressing’, shkruan Gazeta Metro. 


Policia e Kosovës është vënë në kërkim të kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, për sulm ndaj personit zyrtar në protestën e ditës së shtunë. Policia ka deklaruar sot se nuk po munden ta gjejnë atë dhe se është në kërkim, mirëpo Molliqaj është bërë ‘i gjallë’ në rrjetet sociale duke treguar se sot është i pranishëm në debatin ‘Pressing’ të T7.

Veutra civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Molliqaj gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e goditi me shuplakë një zyrtar policor. Edhe pse të njëjtit i janë dërguar dy ftesa, ai po u ikë organeve të drejtësisë.

Kështu ka konfirmuar për mediat sot nga Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

“Është në kërkim policor, është duke u fshehur. Iu kanë dërgu dy ftesa por nuk i është përgjigjur ftesave. Për sulm ndaj zyrtarit policor kanë qenë dy të dyshuar, Dardani dhe tjetri është intervistu dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa Dardani është kërku, nuk është gjet, ende nuk është intervistu, për shkak se po iu ikë organeve të drejtësisë. Telefonat i ka të mbyllur që prej ditës të parë”, u shpreh Zeqiri për Indeksin.

Mirëpo përkundër këtyre deklaratave nga Policia, Dardan Molliqaj do të marrë pjesë sot në debatin ‘Pressing’ të T7.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Molliqaj në një postim në Facebook.

“Miq të dashur, Sonte jam mysafir në Pressing, T7, prej orës 20:30, për të diskutuar rreth situatës politike dhe qëndrimeve të PSD-së”, ka shkruar Molliqaj.

Kujtojmë që sot, Policia ka arrestuar aktivistin e PSD-së, Adem Megjuani, për arsyen e njëjtë, sulm ndaj një zyrtari policor, gjatë asaj proteste.

Megjuani është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. /gazetametro.net

Dardan Molliqaj ende në kërkim policor

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë