Loading…

Molliqaj reagon ashpër ndaj krerëve të OVL-UÇK

  • 30/12/2016 | 18:54

Molliqaj reagon ashpër ndaj krerëve të OVL-UÇK

Sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj ka reaguar ashpër ndaj krerëve të Organizatave të Dala nga Lufta, të cilat, sipas tij, janë bërë milioner dhe kanë hequr dorë nga shumë gjëra me vlerë për vendin.


Molliqaj, në një status në “Facebook”, ka thënë se sulmi ndaj Dërgutit ishte i panevojshëm. “Jam me ty Aida Dërguti dhe me të gjithë veteranët e veteranet e UÇK-së që nuk luftuan për përfitime dhe sot janë lënë në gjendje të rëndë nga qeveritë e njëpasnjëshme”, ka thënë ai.

Statusi i plotë:

Përfaqësuesve të veteranëve, që janë bërë milionerë, që kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar, që e kanë pranuar “Zajednicën”, që bëjnë pazare me Isa Mustafën për t’i rritur pagat për vete e për t’ua zvogëluar ato veteranëve të varfër… sigurisht që ju dhemb e vërteta e një ish-ushtareje të UÇK-së si Aida Dërguti, që as nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk bën pazare me Isën në dëm të ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Jam me ty Aida Dërguti dhe me të gjithë veteranët e veteranet e UÇK-së që nuk luftuan për përfitime dhe sot janë lënë në gjendje të rëndë nga qeveritë e njëpasnjëshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë