Loading…

Molliqaj: Pushteti dhe shteti janë bërë një

  • 24/11/2016 | 22:11

Molliqaj: Pushteti dhe shteti janë bërë një

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha se fushata “Drejtësi për Astritin” do të thotë ndryshim politik, që të mos përsëritet asnjë rast i tillë në Kosovë.

Ai në emisionin Click në RTV 21, tha se pushteti dhe shteti janë bërë një. Sipas tij, disa nga zyrtarët të cilët janë marrë më rastin si Shpend Maxhuni, Luan Keka, Nexhmi Krasniqi e Sylë Hoxha, janë ose të lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës ose me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo, sipas Molliqajt, do të thotë që pushteti dhe shteti janë bërë një.

Ne e kemi problem sepse sot nuk ka drejtësi, Astriti mund të ketë prekur ndjenjat e secilit prej nesh por në fakt nga mënyra se si ka ndodhur, është nxjerrë e vërteta se në Kosovë nuk ka drejtësi por padrejtësi”, ka thënë Molliqaj.

Gjithashtu ai tha se çdo institucion po del të jetë me PDK-në.

“Në si lëvizje përfundimisht mendojmë se duhet të ndodhë një zgjim shoqëror politik në Kosovë që i jep fund kësaj që kryesisht është plani Pronto, që në çdo pjesë të shtetit po na del PDK”, shtoi ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë