Loading…

Molliqaj nxjerr faktet se Konjufca ishte pjesë e SHIK: Paguhej 150 marka dhe u rekrutua nga ky person

  • 12/04/2019 | 10:35

Molliqaj nxjerr faktet se Konjufca ishte pjesë e SHIK: Paguhej 150 marka dhe u rekrutua nga ky person

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj siç edhe kishte parlajmëruar ka shpalosur disa fakte të cilat sipas tij tregojnë se ish kolegu i tij, Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK’ut, transmeton Gazeta Metro.


Molliqaj në seancën e Kuvendit tha sot se Konjuca ishte pjesë e SHIK’ut gjatë vitit 200 dhe 2001 dhe u rekrutua nga Fadil Lepaja, ndërsa u largua nga kjo organizatë për shkak të pagës së ultë që kishte, rreth 150 marka.

‘Arsyeja e largimit të Glaukut ishte paga e ulët, e pastaj vazhdoi diku tjetër. Këto fakte tregojnë që ai ishte pjesë e SHIK’ut. Unë besoj që SHIK’u ka kry veprime kriminale, po nuk besoj se secili ka vepru ashtu,’ tha Molliqaj.

Molliqaj tutje tha se, ka edhe deputetë të tjerë që e dinë këtë gjë.

‘Glauk nuk tpshton Kadrija, t’pshton veç e vërteta.

Ta kanë lshu Burdushin prej burgu edhe munesh me shku..(ju ndërpre fjala deputeti nga udhëheqësi i seancës).

Glauk mvjen marre prej teje, se ka plotë deputetë që e dinë që je kon në SHIK’, ka shtuar tutje ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë