Loading…

Molliqaj nis fushatën, të parin sulmon Ramush Haradinajn (Video)

  • 20/05/2017 | 17:28

Molliqaj nis fushatën, të parin sulmon Ramush Haradinajn (Video)

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili kësaj here garon për deputet, fushatën e tij të parë e ka nisur me sulm ndaj kundërshtarëve politik, dhe për këtë ka zgjedhur Ramush Haradinajn.


Molliqaj, që vjen nga i njejti rajon me liderin e AAK’së, nga fshati Beleg i Deçanit, duket se ka targetuar të sulmojë te politikani të cilin e përkrah më së shumti elektorati i anës së tij, shkruan gazetametro.net.

Sekretari i Vetëvendosjes, i njohur për vrazhdësi në aktivitetin e tij politik, e ka nisur fushatën zgjedhore përmes një video ku e paraqet Haradinajn si politikan që nuk e mban fjalën.

Video është ndërtuar në atë formë ku janë ndarë deklaratat e Haradinajt në kohë të ndryshme, e që bien ndesh me veprimet e tij të më vonshme, siç është koalicioni me PDK’në.

Gjithashtu, në video Molliqaj shfaq edhe veten përmes deklaratave të tij në media, ku flet për Haradinajn, duke e pasuar me deklarata dhe veprime të Haradinajt, të cilat sekretari i VV’së, pretendon se ja dëshmojnë ato që i kishte thënë për politikanin me të cilin vijnë nga e njejta zonë e Kosovës, Deçani. /gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë