Loading…

Molliqaj nervozohet me Teuta Rugovën: Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes LDK’së

  • 04/09/2018 | 10:59

Molliqaj nervozohet me Teuta Rugovën: Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes LDK’së

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, duket se është nervozuar me pjesmarrjen e deputetës së LDK’së, Teuta Rugova, në seancën e fundit që po mbahet për ekipin negociator kur dihet se partitë opozitare e kanë bojkotuar atë.

Molliqaj ka shkruar se LDK’ja duhet të dal me një sqarim dhe duhet të tregojë se Teuta Rugova nuk është më në partinë e tyre ose të pranojë se po e mbështet Thaçin, shkruan gazetametro.net.

Ai po ashtu ka thënë se Thaçit i del gjithmonë dikush nga LDK në ndihmë dhe për të dalur nga kriza gjithëmonë në momente kritike.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjindet dikush nga LDK. Herë me plan partiak e herë pa të, por Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes dikujt të kësaj partie.

LDK ose duhet të tregojë që Teuta Rugova nuk është LDK, ose duhet ta pranojë se po e mbështet Thaçin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë