Loading…

Molliqaj mohon se e sulmoi Haki Abazin: Asgjë nuk ndodhi, debat me pak tension

  • 11/09/2019 | 23:29

Molliqaj mohon se e sulmoi Haki Abazin: Asgjë nuk ndodhi, debat me pak tension

Dardan Molliqaj e Haki Abazi u përballen mes vete gjatë debatit televiziv dhe akuzat e të sharat nuk u ndalën gjatë tërë emisionit, deri në ofendime ndaj anëtarëve të familjes, tradhti e ‘sahanlëpirje’ e që p♪rfundoi në kacafytje në korridore sipas Haki Abazit e tani reagimi i Dardan Molliqajt është se ankohet Haki Abazi pasi humbi debatin politik, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht Leonard Kërquki njoftoi se kishte një kacafytje mes tyre dhe pastaj ishte edhe vet Haki Abazi që njoftoi se ishte sulmuar në korridorine e televizionit T7 nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Dardan Molliqaj e mohoi këtë dhe versioni i tij ngjarjes ishte se debati vazhdoi i tensionuar edhe në korridore.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik”.

Molliqaj nuk i konsideron problematike sjelljen e tij gjatë debatit politik publik e shtoi se i mbron bindjet e tij dhe nuk fshihet dhe nuk brengoset për akuza sulmi për veprimtarinë e tij politike.

“Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike”.

“Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”.

Molliqaj i PSD’së e konsideron se ishte superior në debat politik dhe vaji i e ankesat ju shërbejnë për të fshehur humbjet sipas tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë