Loading…

Molliqaj me slogan të ri për VV’në e LDK’në: Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët

  • 26/12/2019 | 15:47

Molliqaj me slogan të ri për VV’në e LDK’në: Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se shpërfaqja e parë e popullistëve ndodhë kur fillojnë t’i bëjnë vet të gjitha veprimet e qeverive që dikur i kishin kundërshtuar, transmeton Gazeta Metro.


Vlerësimet Molliqaj i përsëriti por sot shtoi edhe sloganin e ri për dy partitë e para që nuk arritën të pajtohen për udhëheqjen e institucioneve 81 ditë pas zgjedhjeve.

“Me të drejtë e kundërshtonin bllokimin e shtetit nga PDK’ja dikur, por ja ku po e bllokojnë sot vet për po të njëjtat arsye të PDK’së dikur. Me të drejtë e akuzonin pushtetin e kaluar që po e lë Kosovën pa buxhet, për interesa partiake e personale, por sot vet po e bëjnë këtë për po të njëjtat arsye”, ka thënë Molliqaj.

“Me të drejtë i akuzonin partitë që marrëveshjet qeverisëse po i bazojnë në pazare për kulaçin e pushtetit e jo në program e parime, sot po e shihni se si i kanë shndërruar Ministrin ë e Punëve të Brendshme dhe Presidencën në monedha pazari për po të njëjtin kulaç të pushtetit”.

Sipas tij kjo është shpërfaqja e parë, por jo e fundit, e popullizmit të VV’së dhe LDK’së.

“Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët. Ky mund të jetë slogani i ri i tyre”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë