Dardan Molliqa tash nga PSD’ja ka reaguar ndaj aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.
Ai ia ka kujtuar LVV-së akuzat që ia kishin bërë dikur për mandatet e vjedhura.
“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin.”, ka thënë ai.1
Molliqaj ka postuar një fotografi të Bahtirit me Kadri Veselin tek postimi i tij.
Tutje, ai shtoi se LDK dhe VV nuk kanë siguri të brendshme e as të caktojnë kandidat për kryeministër.