Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kreu i ri Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka trashëguar pasuri të luajtshme e të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga prindit e tij, që sipas tij janë funksionarë të ish-sistemit, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se kjo është pikërisht arsyeja pse personi në fjalë është bërë edhe kryesues i KQZ-së, duke hedhur kështu paralele mes rastit të tij dhe rastit të emërimit konsull të djalit të Haxhi Shalës.
Mirëpo, dallimi, sipas Molliqajt është fakti se sipas tij, prindërit e Radoniqit prej nga buron edhe pasuria e tij, vijnë nga një sistem i huaj dhe pushtues, teksa në rastin e Haxhi Shalës, ka të bëjh me një projekt çlirimitar që u korruptua nga neoliberalizmi.
“Ka një dallim themelor midis tyre: të parit privilegjet e pasuria i burojnë nga një sistem i huaj, pushtues dhe jo demokratik; I dyti vjen nga projekt një çlirimtar, fatkeqesisht i korruptuar nga neoliberalizmi duke rrëshqitur në privatizime e përfitime klanore. Asnjëri nga këta nuk është zgjidhja as modeli. Porse dallimi midis tyre është thelbësor. Kush arsyeton se në vakt të Titos këto punë bëheshin me letra është rob i formalizmit. Ai vakt ishte vakt pushtimi. Kryeministër, presidente, a dëgjuat?!”, ka shkruar Molliqaj.
Më poshtë shkrimi i Molliqajt. /gazetametro.net