Loading…

Molliqaj: Kryetaren e Speciales e presim me protestë, po bën politikë për ta përmirësuar imazhin

  • 29/06/2022 | 12:55

Molliqaj: Kryetaren e Speciales e presim me protestë, po bën politikë për ta përmirësuar imazhin

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është shprehur se do ta presin me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova kurdo që ajo vjen në Kosovë.


Molliqaj ka thënë se nuk e kupton takimin e saj me shoqërinë civile dhe se ajo po tenton të përmirësoj imazhin e saj, sepse sipas Molliqajt po bën politikë.

Ai ka shkruar se Specialja tash e 7 vite funksionon me qasje një-etnike, “me shkelje të të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racistë që shqiptarët i sheh si “kafshë që duhen zbutur”, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.”

Ai ka thënë se tendencave për normalizimin e situatës përmes këtyre takimeve do t’u përgjigjen pa hezitim e me rezistencë.

Ky është postimi i tij:

Trendafiloven e presim me protestë
Kryetarja Ekaterina Trendafilova, anuloi vizitën e saj. Por cili është qëllimi apo kuptimi i takimit të një gjykate me shoqërinë civile? Tejet e çuditshme, apo jo? Gjykata Speciale tashmë as nuk po fshehet prapa drejtësisë. Ajo ka filluar të merret me imazhin e saj. Po bënë politikë.
Gjykata Speciale ka nisur tash e 7 vite. Me një qasje një-etnike ndaj luftës në Kosovë, me shkeljen e të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racist që shqiptarët i sheh si “kafshë që duhen zbutur”, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.
Por sido që të rrjedhin ngjarjet, dhe për kurdo që do të shtyhet vizita, protestë do të ketë. Nga qëllimi dhe mbajtja e protestës nuk heqim dorë. Ajo do të ndodh po atë ditë kur të konfirmohet vizita e znj.Trendafilova.
Tendecave që përmes këtyre takime të normalizohet përndjekja politike do t’u përgjigjemi pa hezitim. Me rezistencë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë