Loading…

Molliqaj konfirmon se e kishte bërë foto me Hashim Thaçin (Foto)

  • 02/06/2017 | 21:11

Molliqaj konfirmon se e kishte bërë foto me Hashim Thaçin (Foto)

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili është njëri prej kritikëve më të mëdhenj të Hashim Thaçit, e ka konfirmuar se ka bërë foto me Hashim Thaçin, por thotë se atëherë ka qenë i ri, vetëm 15 vjeçar.


Ai ka reaguar ndaj një fotografie të tij si i ri me Hashim Thaçin, të cilën simpatizantët e PDK-së sot e kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Kjo foto, sipas njërit prej personave tjerë aty, Smajl Zukajt, është bërë kur Molliqaj ka qenë Kryetar i Forumit Rinor të PDK’së, në fshatin Beleg të Deçanit.

“Në këtë foto jam edhe unë. Dardan Molliqaj ka qënë deri vonë kryetar i Forumit Rinor të PDK’së në Beleg”, ka shkruar Zukaj.

Molliqaj, por edhe aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, tash nuk hezitojnë ta linçojnë publikisht këdo që në çfarëdo rrethane shihet në fotografi me Thaçin.

Pas përhapjes së madhe të saj, vërtetësinë e fotografisë e ka konfirmuar edhe vetë Molliqaj përmes një reagimi në llogarinë e tij.

Ky është postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj:

Koalicioni i krimit dhe klani pronto, nga frika e madhe e humbjes paskan fillu me bë mashtrime me një foto që është bërë në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur unë isha nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte ardhur Hashim Thaçi.

Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë.

Përndryshe, personi që e ka publikuar këtë foto është vëllau i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond.

E kemi thënë gjithmonë që klani pronto i frikësohet shumë humbjes. Sepse humbja për ta s’është vetëm humbje por është burg .

P.S.

I ftoj koalicionin e krimit të dalin në debate, mos të struken në propaganda të Berat Buzhalës dhe shërbyesve të tjerë të SHIK-ut, sepse kjo veç po e shpërfaqë sa të dëshpëruar jeni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë