Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i ftuar në emisionin Click në RTV21 ka folur edhe qëndrimin e Shpend Ahmetit në Jahtën e Devollëve në Budva të Malit të Zi, dhe takimin me Blerim Devollin, shkruan gazetametro.net.
Molliqaj ka thënë se Devollët e kanë zhvatur Kosovën, e sipas tij, sidomos me kontratën për Z Mobile.
Por, është munduar që takimin e kryetarit Ahmeti në Jahtë me pronarin e Z Mobile ta trajtojë si të rastësishëm, e që nuk ka të bëjë me ndonjë kontratë që Komuna po e negocionte me këtë kompani.
Molliqaj ka folur me kompetencë, sikurse të ishte më kryetar se sa kryetari Ahmeti, duke thënë se Devollëve nuk do t’i jepet asnjë kontratë e rëndësishme në kryeqytet.
Ai ka vazhduar të sulmojë Devollët, duke thënë se ata përmenden edhe në ‘Aferën Pronto’ në bisedat telefonike me Adem Grabovcin. Por, është treguar kontradiktor, duke u munduar që takimin e Ahmetit me Devollët zhvatës të shtetit ta paraqesë si takim të thjeshtë pa kurrëfar interesi.
Molliqaj ka theksuar se ata kanë pranuar një mbështetje të vogël nga kompania Devolli.
Si tha zbuluar këto shifra.
“Kemi marrë jogurtë nga kompania Devolli në vlerë prej 600 eurosh. Kjo ka ndodhur në balotazh për kryetar të Prishtinës. Ne u kemi bërë thirrje të gjithë që të na ndihmojnë. Kemi kërkuar edhe nga qytetarët që të na mbështesin me ndonjë gatim apo me çka të munden, sepse nuk kemi pasur pare”, tha ai./gazetametro.net