Loading…

Molliqaj: Kjo qeveri nuk do ta ketë gjatë

  • 09/09/2017 | 21:59

Molliqaj: Kjo qeveri nuk do ta ketë gjatë

Pas votimit të qeverisë së re në krye me Ramush Haradinajn, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se projektet politike të presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk po i pengojnë më Beogardit.


Sipas Molliqajt, këto projekte për të cilat ai flet “tashmë janë në përputhje me interesat e Serbisë në Kosovë.”

“Për këtë arsye sot Vuçiqi deklaroi se serbët e Kosovës duhet ta mbështesin qeverinë e PAN-it e jo Vetëvendosjen”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Molliqaj, thotë se është tragjike se si këta tre ish-luftëtarë dje ishin të gatshëm të japin jetën për Kosovën, ndërsa sot janë gati që ta japin Kosovën (madje edhe Serbisë) për pushtet personal.

“Por nuk do ta kenë gjatë”, paralajmëron Molliqaj. Qeveria Haradinaj është zgjedhur me 61 vota pro dhe një abstenim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë