Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka bërë dy pyetje publike për drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin si dhe drejtorin e kompanisë VALA, Agron Mustafën.
Molliqaj në rrjetin e tij social Facebook, për këta dy emra, ka bërë pyetjet e poshtëshënuara:
“Nuk ka më asnjë dilemë që Policia, kompania VALA dhe ndërmarrjet e institucionet e tjera publike po përdoret për favore personale të klanit Pronto. Situata është shumë shqetësuese nëse policia e shtetit është shndërruar në polici personale”, ka vazhduar Molliqaj, transmeton gazetametro.net.
E sipas tij situatë mund të ndryshohet vetëm me shpërbërjen e klanit Pronto.
“Kjo do të ndodhë shumë shpejt nga pushteti i ri në Kosovë”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net.