Loading…

Molliqaj: Jo takime sekrete mes Thaçit, Haradinajt e Veselit – debat të hapur gjithëqytetar

  • 30/08/2018 | 20:26

Molliqaj: Jo takime sekrete mes Thaçit, Haradinajt e Veselit – debat të hapur gjithëqytetar

Deputeti nga radhët e PSD’së, Dardan Molliqaj, ka reaguar nëpërmjet Facebook’ut të tij personal pas takimit të liderëve sot që u mbajtë nga presidenti i vendit Hashim Thaqi.


Molliqaj ka thënë se takime sekrete si ky sot nuk mund të jenë në interes të Kosovës, sipas tij Kosova ka nevojë për debate të hapura gjithëqytetare, shkruan gazetametro.net.

Ai u ka bërë thirrje Thaçit, Veselit dhe Haradinajt t’i përgjigjen kërkesës për debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Molliqajt:

Një dialog sekret, si ky që po e bën Thaçi, nuk mund të jetë në interes të Kosovës.

Kosova nuk ka nevojë për takime të fshehta si ai i sotmi në mes të Thaçit, Haradinajt e Veselit, por për debat të hapur gjithëqytetar.

Thaçi, Veseli e Haradinaj, në vend që të struken në takime sekrete, duhet t’i përgjigjen kërkesës për debat parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës…/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë