Loading…

Molliqaj: Haradinajn nuk e la Veseli të marr pjesë në debatin televiziv

  • 24/05/2017 | 18:37

Molliqaj: Haradinajn nuk e la Veseli të marr pjesë në debatin televiziv

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vendosur që të mos e lejojë Ramush Haradinajn të marrë pjesë në një debat me kandidatët për kryeministër.


“Mospjesëmarrja e Ramush Haradinajt në debat, është vendim i Kadri Veselit dhe ekipës së fushatës së PDK-së, të cilët janë të bindur që ky debat do ta dëmtonte koalicionin. Pra koalicioni PDK-AAK e di që kandidati i tyre është intelektualisht shumë i dobët për përballje televizive”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Si mund të jetë kandidat i përshtatshëm për kryeministër, një kandidat i papërgatitur për ballafaqime televizive?! Çdo ditë po dëgjojmë për dorëzimin e koalicioneve të pazareve. Pra, çdo ditë po afrohet ngadhënjimi i Vetëvendosjes,” ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë