Loading…

Molliqaj dhe Haradinaj s’pajtohen rreth votave në fshatin e Molliqajt

  • 11/06/2017 | 21:17

Molliqaj dhe Haradinaj s’pajtohen rreth votave në fshatin e Molliqajt

Dardan Molliqaj dhe Daut Haradinaj, të dy kandidatë për deputetë për Kuvendin e Kosovës, i pari nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa i dyti nga AAK’ja kanë zhvilluar nje polemikë mes vete lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.


Përderisa në “Exit Poll” koalicioni PDK-AAK-NISMA është në vendin e parë me 40 për qind të votave, ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur, sipas këtij Exit Poll’i, që e vetme të dalë e dyta me 30 për qind të votave të fituara.

Ishte Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm 47 vota në qendrën e votimit në Beleg të Deçanit.

Ai këtë rezultat e ka bërë të ditur duke u tallur me sekretarin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili vjen nga ky fshat i Deçanit.

Kurse, as përgjjigja e Molliqajt nuk vonoi, shkruan gazetametro.net

Molliqaj ka “aluduar” se në fshatin e tij ka qenë komisionier Daut Haradinaj,  kandidat për deputet nga AAK’ja.

“ E falenderoj komisionerin Daut Haradinaj për numërimin e votave në fshatin tim.Përshëndetjen ja kthej kur të përfundon numërimi në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

KQZ tashmë ka filluar numërimin e votave që do të përcaktojë renditjen e subjekteve politike në zgjedhjet nacionale të mbajtura sot në Kosovë.

Lexo edhe LIVE nga KQZ: Rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë