Loading…

Molliqaj: Aktakuzë e montuar dhe politike

  • 30/12/2016 | 14:02

Molliqaj: Aktakuzë e montuar dhe politike

Vetëvendosje e ka quajtur edhe njëherë të papranueshme aktakuzën që është bërë nga Prokuroria Speciale ndaj katër aktivistëve të saj të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.


E montuar dhe politike po e quan Vetëvendosje këtë aktakuzë.

Dardan Molliqaj, si sekretar organizativ i kësaj lëvizje, tha sot gjatë një konference për media se ky është rasti i vetëm në Kosovë që është përcjellë me numër të madh konferencash nga polica dhe prokuroria. E po ashtu këtë sipas Molliqajt e vërteton edhe deklarimi i ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila pati thënë se aktakuza do të ngritet shumë shpejtë.

“Kjo aktakuzë është politike, e montuar dhe e porositur. Dhurata Hoxha deklaron se aktakuza do të ngritet shumë shpejtë, ajo nuk duhet të ketë qasje në ngrijte të aktakuzës, dhe kjo gjë nënkupton se këto kanë qenë të porositura dhe të montuara politikisht”, ka theksuar Molliqaj.

Sipas Molliqaj prokuroria ka dështuar në këtë hetim, pasi që prej 4 muaj hetimi nuk ka mbledhur prova për të dëshmuar se çfarë kanë bërë aktivistët e VV’së.

Gjatë konferencës Molliqaj arsyetoi fjalët e tij edhe me disa rreshta të shkruar në ditarin e Astrit Deharit, aktivistit tashmë të ndjerë i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren.

“Astriti gjatë gjith shkrimeve shumë shpesh e ka qartësuar që gjithçka që po ndodhë është e montuar”, citoi fjalët e Astritit, Dardan Molliqaj.

Gjithashtu Molliqaj foli edhe për vizitën e tij në burg, pasi që është folur se ai ka mundur ti bëjë presion atij.

“Është folur shumë për vizitën time në burg, për presionin e mundshëm që unë ja kam bërë Astritit”, ka thënë Molliqaj.

Por ai këtë e vërteton ndryshe duke cituar një pjesë nga ditari i Astritit.

“Në javën tjetër kam një vizitë të këndshme, asnjëherë në jetë nuk do të besoja se do të hetohesha për vepra terrorrite. Policia po ndërton dosje të tepërta të trasha për ne, dhe prova të tjera si armë e maska. Ky është rast i montuar”, janë fjalët e Astrit Deharit në ditar sipas Molliqajt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë