Loading…

Molliqaj: AAK e NISMA kishin që moti koalicion me PDK

  • 17/05/2017 | 00:51

Molliqaj: AAK e NISMA kishin që moti koalicion me PDK

PDK, AAK dhe NISMA zyrtarizuan koalicionin në minutat e fundit të afatit ligjor të paraprë nga KQZ për koalicione parazgjedhore, mirëpo Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se këto dy parti kishin që sa kohë koalicion me atë të Veselit.


“Ka kohë që e kemi thënë se AAK dhe NISMA moti kanë bërë koalicion me PDK-në. Që në kohën kur e tradhëtuan opozitën e bashkuar. Sonte vetëm e zyrtarizuan koalicionin!”, ka shkruar Molliqaj, përcjell gazetametro.net

Në fund ai ka shtuar se është e qartë se vetëm partia e tij e ka seriozisht që të bëj ndryshime në Kosovë.

“Çdo minutë më shumë po definohet se kush e ka përnjëmend kauzën për ndryshime në Kosovë”, ka shkruar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë