Loading…

Mohenjo-Daro, një prej civilizimeve më të lashta në botë

  • 16/11/2016 | 13:31

Mohenjo-Daro, një prej civilizimeve më të lashta në botë

Mohenjo-Daro është një qytet antik që gjendet në pjesën e poshtme të rrjedhes së lumit Indus, në Pakistanin e sotëm – cili, në periudhën mes viteve 2600-1800 para erës së re, ishte pjesë e kulturës Induse.

Për këtë civilizim antik dihej fare pak – deri në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar, kur arkeologët gjetën disa qytete të tyre. Njëri prej këtyre qyteteve është dhe Mohenjo-Daro, që sot njihet si qyteti më i ruajtur dhe ekzamplari më unikat i periudhës së bronzit.

Mohenjo-Daro do të thotë “bregu i të vdekurve” dhe dikur ishte një prej qyteteve më të mëdha dhe më moderne në botë. Qyteti përshinte një sipërfaqe prej 300 hektarësh me popullsi prej rreth 40.000 banorësh.

Mohenjo-Daro 0002

Ndërtesat janë punuar nga tullat e pjekura, ndërsa qyteti posedonte një sistem të përbërë të menaxhimit të ujrave – bashkë me sistem të sofistikuar të kanalizimit dhe banjave në secilën shtëpi.

Për dallim nga qytetet tjera nga ajo perudhë, Mohenjo-Daro nuk karakterizohej me godina të mëdha. Ndërtesat më të mëdha në këtë qytet ishin banjat publike (të cilat kishin dhe sistemin për ngrohjen e ujit), pastaj sallat montuese dhe objektet individuale të banimit.

Mohenjo-Daro 0005

Megjithatë, të gjitha këto godina kishin kanalizim të mbyllur, që tregon se bëhet fjalë për një civilizim modest, të rregulluar, dhe të pastër.

I ndëruar rreth vitit 2500 para erës së re, Mohenjo-Daro, si dhe civilizimet tjera të luginës së Indusit, është shkatërruar (për shkaqe të panjohura) deri në vitin 1900 para erës së re – ndërsa më vonë, pas shterrimit te lumit Saraswati, ky qytet ishte braktisur në terësi./NGJYRA.COM/

Mohenjo-Daro 0006Mohenjo-Daro 0003Mohenjo-Daro 0004

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë