Loading…

Mogherini sot nis turneun në Ballkan

  • 01/03/2017 | 09:18

Mogherini sot nis turneun në Ballkan

Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini këtë të mërkurë nis turneun e vizitave disa ditore në Ballkanin Perëndimor.


Këta vizita raportohet të kenë karakter të dyfishtë – fillimisht të ardhmen e përbashkët të BE-se dhe Ballkanit Perëndimor dhe më pas marrëdhëniet bilaterale të vendeve të BE-së dhe vendeve të këtij rajoni.

Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan nga 1 deri më 4 mars, Mogherini do të që qëndrojë në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe në Shkup.

Ajo do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional të të gjitha vendeve, përfshirë qeveritarët, ata nga Kuvendi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Pas vizitës, Mogherini menjëherë do të raportojë para shefave të diplomacive të të 28 vendeve anëtare në Këshillin e Ministrave gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel më 6 mars.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë