Loading…

Mogherini raporton për vizitën e saj në Kosovë

  • 05/03/2017 | 23:46

Mogherini raporton për vizitën e saj në Kosovë

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, do të shqyrtojë të hënën, më 6 mars, situatën në Ballkanin Perëndimor.


Në këtë takim, shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, do t’i lajmërojë ministrat për rezultatet e vizitës së saj në rajon.

Pritet që Këshilli të miratojë konkludimet, të cilat do të jenë baza për raportin të cilin liderët e 28 vendeve anëtare do ta miratojnë për Ballkanin Perëndimor në samitin më 9 dhe 10 mars në Bruksel.

Pjesë e raportit të saj do të jetë edhe vizita në Kosovë, ku Mogherini takoi presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli, e madje edhe partitë opozitare të vendit.

Mogherini porositi që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, që është edhe kusht për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë