Loading…

Mogherini lut Ivanovin që të respektojë Kushtetutën (Video)

  • 02/03/2017 | 20:25

Mogherini lut Ivanovin që të respektojë Kushtetutën (Video)

Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini, ka kërkuar nga presidenti Ivanov që të tërheq vendimin e tij dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit, mandatin t’ia ndajë liderit të partisë që ka shumicën parlamentare.


 

Ajo tha se vendimi i Ivanovit është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe të NATO-së dhe e ka futur vendin në një krizë të thellë, raporton Televizioni Shenja.

“Kërkoj nga presidenti që të reflektojë në vijim dhe të rishqyrtojë vendimin në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe siç thotë Kushtetuta, t’ia dorëzojë mandatin liderit të partisë që ka shumicën parlamentare. Kjo është kushtetuta e vendit dhe ne e respektojmë atë. Të gjithë liderët partiak dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale kanë për detyrë të përmbahen nga retorika duke shmangur që kjo krizë politike dhe institucionale të bëhet konflikt ndëretnik”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Feredika Mogherini.

Ajo sot gjatë qëndrimit të saj në Shkup, përveç presidentit Ivanov është takuar edhe me liderët e partive politike që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Takimet, ajo i cilësoi si shpresëdhënëse dhe tha se ditëve në vijim  do të kuptojnë se sa të njëjtat kanë qenë konstruktive. Mogherini shtoi më tej  se BE-ja është e interesuar që Maqedonia të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve dhe se ky mesazh ka qenë qëllimi i vizitës së saj në Shkup. Megjithatë, sipas saj,  vendi ka humbur shumë kohë dhe liderët duhet të tregojnë se a kanë dëshirë që të angazhohen në këtë proces.

“Kam pasur takime me të gjitha partitë politike dhe takim shumë të gjatë me presidentin dhe për këtë arsye jam vonuar, ju kërkoj ndjesë. Të gjitha takimet kanë qenë të gjata dhe përmbajtjesore dhe të do thosha shpresëdhënëse. Arsyeja e vizitës sime këtu është dhe ka qenë të jap mesazhin se Bashkimi Evropian është i angazhuar për eurointegrimin e vendit dhe jemi shumë seriozë në këtë, dera jonë është e hapur dhe duam qe vendi të hyjë. Kjo është esenca e vizitës time. E di se qytetarët kanë pritje që vendi të ec përpara në rrugën euroatlantike. Më lejoni t’ju them se kemi humbur shumë kohë”, theksoi Federika Mogherini.

Mogherini tha se për takimin e sotëm do t’i njoftojë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në takimin e këshillit të ministrave që do të mbahet të hënën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë