Loading…

Mogherini: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog

  • 02/05/2017 | 22:41

Mogherini: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ka thënë se është vendimtare për Kosovën që të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë sa më parë marrëveshjet e arritura.


Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë për Tanjug se takimi ndërmjet Hoxhajt dhe Mogherinit sot u fokusua në raportet Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

“BE dhe Kosova ndajnë një dëshirë që këta të fundit të lëvizin sa më shpejt drejt BE-së, dhe në të njejtën kohë për promovim dhe pajtim me vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kocijancic pas takimit të Mogherinit me Enver Hoxhajn.

Kocijancic më tutje ka thënë se gjatë takimit Hoxhaj-Hahn, është diskutuar për zbatimin e MSA-së dhe agjendës evropiane, e cila fokusohet në sundimin e ligjit dhe ekonominë.

Kurse kur është përmendur liberalizimi i vizave, Hahn ka theksuar kushtin për miratimin e Demarkacionit.

Sipas zëdhënëses, për Mogherinin është vendimtare që Prishtina të vazhdojë angazhimin e saj në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve.Enver Hoxhaj ndodhet në një vizitë dy ditore në Bruksel, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe BE-së.

Sipas zëdhënëses, për Mogherinin është vendimtare që Prishtina të vazhdojë angazhimin e saj në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve.

Enver Hoxhaj ndodhet në një vizitë dy ditore në Bruksel, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe BE-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë