Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politkë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka thënë se në Mitrovicë janë parë zhvillime inkurajuese.
“Do ta shfrytëzoj rastin sot që të njoftoj ministrat për punën që ne kemi bërë gjatë javëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku kemi parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë”, është shprehur Mogherini para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Gjithashtu Mogherini ka folur edhe për raportet mes Ukrainës dhe Rusisë, ku ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë “të mos e njohë” aneksimin ilegal të Krimesë. /gazetametro.net.