Loading…

Mogherini gjen një shprehje të re: Jo zgjerim i Evropës, po bashkim i Ballkanit

  • 18/04/2019 | 09:45

Mogherini gjen një shprehje të re: Jo zgjerim i Evropës, po bashkim i Ballkanit

Kur e shikoni hartën – Ballkani është në Evropë, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së Federicka Mogherimi në mbledhjen e Këshillit për punë të jashtme të BE-së, duke shtuar se për këtë shkak nuk ka dëshirë ta përdore shprehjen “zgjerim”, por “bashkim”, transmeton Gazeta Metro.


“Kur e shikoni hartën e Evropës, Ballkani është në Evropë, prandaj nuk kam dëshirë ta përdor shprehjen zgjerim, por bashkim i sërishëm i Ballkanit me Evropën”, ka thënë Mogherini dhe ka shtuar se BE mund të shfrytëzojë maksimumin e ndikimeve të saj, nëse vepron me konsistencë.

Duke folur për të arriturat e Shërbimit të Evropës për punë të jashtme në pesë vitet e fundit, ajo ka shfrytëzuar rastin të lëvodjë marrëveshjen e arritur ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.

Mogherini pret që, sipas premtimit ekzistues, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, t’i hapin bisedimet për anëtarësim në qershor, transmeton portali EWB./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë