Loading…

Mogherini: Do të ketë takime më të shpeshta të nivelit të lartë

  • 25/01/2017 | 00:12

Mogherini: Do të ketë takime më të shpeshta të nivelit të lartë

Pas përfundimit të takimit në Bruksel, është prononcuar edhe përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini, me ç’rast ajo është shprehur e kënaqur me rrjedhën e gjithë takimit.


Sipas saj, ky ishte një takim i hapur dhe konstruktiv, ku pati pajtime që tensionet e ditëve të fundit të ulen.

“Ishte një takim i hapur dhe konstruktiv. U pajtuam që të lëmë pas tensionet e ditëve të fundit dhe të fokusohemi në punën në të ardhmen”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka bërë të ditur se palët janë pajtuar që të vazhdohet dialogu me përfaqësim të lartë dhe se do të ketë intensifikim të takimeve në ditët në vazhdim.
“Të dy palët u pajtuan që ta vazhdojnë dialogun dhe ta intensifikojnë atë në ditët në vazhdim.”, thuhet në komunikatën e përfaqësueses së BE’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë