Loading…

Mogherini: BE-ja nuk i mbështet shtetet etnikisht të pastra

  • 31/08/2018 | 14:41

Mogherini: BE-ja nuk i mbështet shtetet etnikisht të pastra

Çdo marrëveshje që do të arrijnë Serbia e Kosova në harmoni me të drejtën ndërkombëtare do të ketë mbështetjen e BE-së, ka thënë Federica Mogherini


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashmt e siguri Federica Mogherini ka thënë sot në Vjeni së çdo marrëveshje që do të arrijnë Serbia e Kosova në harmoni me të drejtën ndërkombëtare do të ketë mbështetjen e BE-së dhe ka shtuar se BE-ja nuk i mbështet shtetet etnikisht të pastra, transmeton gazetametro.net.

“Po punojmë në arritjen e marrëveshjes së obligueshme juridike dhe jemi të përcaktuar që bisedimet të përfundojnë për disa muaj, gjë që do të jetë vështirë, por jo edhe e paarritshme”, ka thënë Federica Mogherini pas takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të anëtareve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton “Danas”./gazetamtero.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë