Loading…

Modriq, lojtari më i vjetër në top-ligat europiane

  • 09/09/2026 | 19:02

Modriq, lojtari më i vjetër në top-ligat europiane

Luka Modriqi ka festuar 41-vjetorin, por vitet nuk duket se kanë zbehur ambiciet e mesfushorit kroat. Kapiteni i Kroacisë vazhdon të synojë trofe me Milanin dhe mbetet i gatshëm për sfidat me përfaqësuesen.


Në këtë sezon, Modriqi mban një rekord të veçantë në futbollin evropian. Ai është lojtari më i moshuar që ka aktivizime në pesë kampionatet kryesore të kontinentit, ndërsa pas tij vjen Edin Xheko i Schalkes, në moshën 40-vjeçare.

Kroati ka edhe një tjetër statistikë interesante në Serie A: ai është më i vjetër se pesë trajnerë që aktualisht drejtojnë skuadrat e këtij kampionati.

Milani nuk e ka lënë pa urim kapitenin kroat. Klubi italian publikoi një video me disa prej aksioneve të tij më të spikatura, të shoqëruara me atmosferën e tifozëve dhe mesazhin: “Mjeshtri ynë mbush 41 vjet”.

Edhe Federata Kroate e Futbollit i ka kushtuar një urim të veçantë.

“Sipas kalendarit të Luka Modriq, 41 është vetëm një njësi për të rinjtë! I urojmë kapitenit shumë shëndet, lumturi dhe suksese për ditëlindjen e tij, shpresojmë që ai të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të kënaqë botën e futbollit”, shkroi Federata kroate.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë