Loading…

Moderatorët e Top Channel publikojnë pamjet e Bora Zemanit si 16-vjeçare, kur ishte një nga velinat e ‘Fiks Fare’

  • 20/01/2022 | 09:23

Moderatorët e Top Channel publikojnë pamjet e Bora Zemanit si 16-vjeçare, kur ishte një nga velinat e ‘Fiks Fare’

Dy moderatorët e njohur të Top Channel, Ed Manushi dhe Oriela Nebiaj kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”.


Ata kanë diskutuar për formatin e ri “Ëndërrtjerrësit” që nis këtë të diel – një program i cili tregon për rrugëtimin e suksesshëm të figurave të televizionit.

Në një klip të shkurtër të publikuar gjatë emisionit, ata kanë treguar se si është dukur moderatorja e njohur Bora Zemani në nisjen e rrugëtimit të saj në televizion.

Përkatësisht, moderatorët kanë sjell pamjet kur Zemani si 16-vjeçare ishte prezantuar në zyrat e Top Channel, duke konkurruar për të qenë një nga velinat e emisionit “Fiks Fare”.

“Jam Bora Zemani, 16 vjeçe, studioj në Liceun Artistik për kanto, më pëlqen shumë bota e televizionit”, dëgjohet Bora duke thënë në fillimet e saj si adoleshente.

Aso kohe, moderatorja e Top Channel kishte një pamje krejt ndryshe nga kjo e sotmja, ku ndër tiparet kryesore veçohet fakti se në atë kohë, ajo ishte prezantuar me dukjen e saj natyrale prej biondeje.

Bora sot është një nga prezantueset më në zë të Top Channel ,teksa influenca e saj shtrihet edhe me një ndjekje të madhe në rrjetet sociale – plot një milionë ndjekës nga fansat vetëm në Instagram.

VIDEO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë