Loading…

Modelja shqiptare: Nëse do isha me të dashurin në BBV, do bënim seks ku të na vinte mundësia

  • 13/02/2022 | 15:20

Modelja shqiptare: Nëse do isha me të dashurin në BBV, do bënim seks ku të na vinte mundësia

Modelja 20-vjeçare Serena Sula dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Arjon Luli, u përfolën për një ndarje të mundshme, ndërkohë që nuk duket i pamundur një rikthim mes tyre.


Situatën në të cilën ndodhen, modelja e përkufizon si një “krizë”, ndërkohë që në këtë intervistë për “Panorama Plus” rrëfen shumë sekrete nga botëkuptimi dhe jeta e një çifti ekzibicionist dhe pa komplekse.

Bashkë me një set fotosh me bikini në dëborë, Serena flet për gjithçka që e bën të pazakontë jetën dhe dashurinë e saj.

Çift aspak i zakontë për Shqipërinë. E vërteta është që ishit shumë të hapur apo xhelozë ndaj njëri-tjetrit që arritët në një krizë ndarjeje?

Po, jemi në krizë që shpresojmë ta kapërcejmë. Do të thosha që çift showbiz-i si ne as ka dhe as ka për të pasur kurrë në Shqipëri. Normale, xhelozitë ishin mes nesh, por sigurisht që jemi dhe shumë mendjehapur.

Çfarë limitesh keni kapërcyer në intimitet, për shembull mund të themi se keni kapur një rekord në shtrat?

Keni marrë ftesë nga produksioni për të marrë pjesë si çift në BBVIP dhe çfarë loje mund të bënit aty për të fituar?

Duhet të ishim ne në “BBVIP” këtë vit. Patjetër që po, do t’i linim të gjithë me gojë hapur. Personazhet që janë pjesë e lojës, asnjëri nuk është i aftë për show. Asnjëri aty nuk quhet showgirl apo showboy. Për mendimin tim personazhet aty s’janë VIP-a, dhe kanë hyrë për t’u bërë VIP-a, pra, për të fituar shikueshmëri. Ata s’kanë qenë ndonjëherë nëpër portale dhe unë personalisht s’i njoh fare.

Pse po të ishte Serena dhe Arjoni çfarë do shihnim ndryshe?

Po të ishte Serena Sula, si Mbretëresha e twerk-ut siç më njohin, dhe Arjoni, legjenda e “Përputhen”, do çmendeshin të gjithë, do mbeteshin pa fjalë. (Qesh) Gjithë fansat na kanë shkruar: “Ju jeni për atë shtëpi, jo ata. Personalisht do t’u mësoja të kërcenin twerk, se janë zero në atë fushë. Është turp kur i sheh që lëvizin shpinën me gjithë gjymtyrë. Momentet e kërcimeve të tyre m’i dërgonin fansat, duke më thënë: “O Serena, shikoji! Duhet të ishe ti aty patjetër”.

Poooo. Në shtrat mbajmë rekord hahah. Normale, o ne, o cili çift tjetër mund të arrijë të kapë super rekordet që kapim ne në seks?! Ka ndodhur në disa raste edhe pesë herë në ditë. Kudo ku shkonim kemi provuar të gjitha fantazitë e mundshme, deri edhe tek eksperiencat me lodra seksuale.

Si është jeta juaj e përditshme, pasi duket sikur vetëm shijoni njëri-tjetrin në maksimum?

Jeta jonë e përditshme është në krahët e njëri-tjetrit, me plot dashuri dhe përkushtim në çdo fushë. Arjoni më ka suportuar kudo e në çdo moment. Edhe unë atë po ashtu.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë