Loading…

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri vjen në Kuvend (Foto)

  • 10/05/2017 | 09:58

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri vjen në Kuvend (Foto)

Në ora 10:00 sipas caktimit nga Kryesia, pritet të fillojë seanca ku do të votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë e Kosovës.


Tani kur kanë filluar që në Kuvend të vijnë deputetët, aty është parë duke hyrë edhe kryeministri Isa Mustafa, me shumë gjasë sot për herë të fundit në këtë cilësi.

Fati i qeverisë së tij, pritet të merret në një zyrë jo më larg se 200 metra nga Kuvendi i Kosovës. Bëhet fjalë për zyrën e PDK’së, ku janë mbledhur kryesia dhe Grupi Parlamentar i kësaj partie, për të vendosur nëse do të votojnë pro apo kundër mocionit të opozitës.

Nga ajo që ka mësuar Gazeta Metro, disponimi në PDK është që të përkrahet mocioni i opozitës, pasi sipas tyre janë shtjerrur të gjitha mundësitë për marrëveshje me LDK’në që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë